Vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura, deri në datën 15 nëntor.
Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë ishte në fuqi deri më 1 nëntor 2021, ndërsa sot është shtyrë deri në datë 15 të këtij muaji.
Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.
Vendimi:
Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:
1.Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 15.11.2021. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 631 raste të reja me COVID.
Aktualisht në Shqipëri numërohen 7 827 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ora policore në vend nis pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.