KOSOVË/ Ndërron jetë i moshuari i prekur nga Koronavirusi, shkon në 11 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë edhe një 71-vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë.

Ministria e Shëndetësisë sapo ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një person i prekur nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 71-vjeçaren me inicialet F.H., nga Komuna e Vushtrrisë.

Theksojmë se kjo është vdekja e dytë brenda ditës, pasi që mëngjesin e hershëm të së enjtes kishte ndërruar jetë një 74-vjeçare nga Peja.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.


Shtuar 16.04.2020 15:29