REKORD/ Gjendet patatja më e madhe në botë, pesha e saj do ju lërë pa fjalë (FOTO LAJM)

Një patate gjigande është gjetur në Zelandën e Re, e cila peshonte rreth 7,9 kilogram.

Patatja u gjet nga çifti, Colin dhe Donna Craig-Broën dhe besohet se mund të jetë më e madhja në botë e gjetur deri më tani.

Teksa po punonin, Colin u ndesh me diçka që mendoi se ishte një gur, por që në të vërtetë doli të kishte qenë patatja gjigande.

Por më pas kuptuan se ishte një patate, së cilës i vunë emrin Doug. Patatja peshon më shumë se ajo që mban rekordin aktual, prandaj kanë kërkuar çertifikimin në Guinness. “Është një nga surprizat e vogla të këndshme të natyrës”, tha Colin.

Rekordin aktual në Guinnes për pataten më të rëndë e mban një tjetër që është gjetur në Britani, e cila peshonte më pak se 5 kg./albeu.com/