Real Madridi ka nisur negociatat me Vinicius JR

Sipas TodoFichajes, Real Madrid ka nisur bisedat me agjentin e Vinícius Júnior për të rinovuar kontratën e tij me entitetin “merenguez”. Braziliani ka shpërthyer këtë sezon dhe është padyshim pikë referimi i madh së bashku me Benzeman në frontin e sulmit.

Bardhezinjtë firmosën kariokën në vitin 2017 kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe me kalimin e sezoneve ka arritur të gdhendë një vend të rëndësishëm brenda skuadrës.

Vinícius aktualisht ka një nga kontratat më të ashpra në ekip dhe paga e tij është vetëm pas Lunin dhe Jesús Vallejo. Për momentin pagat e tyre arrijnë në 3.5 milionë euro për sezon dhe synimi i bardhezinjve është dyfishimi i pagës si dhe zgjatja e kontratës deri në vitin 2026. /albeu.com


Shtuar 3.11.2021 09:31