Deri më tani vetëm Lautaro Martinez ka rinovuar zyrtarisht me klubin zikaltër.
Sipas asaj që raporton “LaGazzettadelloSport”, të martën do të jetë dita vendimtare për rinovimit të Barella-s. Interi dhe lojtari kanë qënë në bisedime të vazhdueshme dhe nga mesfushori italian është thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Inter.
Drejtuesit e Inter-it i kanë afruar Barella-s një rrogë prej 4.5 milion euro në sezon dhe një kontratë deri në 30 qershor 2026. Gjithashtu është diskutuar se Barella do të jetë kapiteni i ri i ekpit duke mbajtur shiritin të cilin momentalisht e zotëron portiere Handanoviç./H.LL/albeu.com