Kosova vijon të shënojë raste të pakta ditore të infektuarish me Covid-19 për të disatën ditë radhazi.
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 13 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës, sot janë shëruar 20 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346. Në total numri i rasteve aktive është 439./albeu.com/