Problemi i Aguero mbanë në ankth ekipin, dyshohet për aritmi

Aguero do të qëndroj disa ditë në spital ku do ti nënshtrohet të gjithave ekzaminimeve përkatëse në zemër.

Argjentinasi doli dje nga fusha e lojës ku papritur ndjeu një shtrëngim në gjoks dhe u gjend I shtrirë në tokë duke hasur dhimbje.

 

Sulmuesi 33-vjeçar është dërguar direkt në urgjencë ku është vizituar nga mjekët në mënyrë të përgjithshme, por së shpejti ai do të kryej një kontroll të zemrës pasi dyshimet janë për një problem në atë organ .

 

Dyshimet e para të mjekëve janë se Aguero ka probleme aritmike gjë për të cilën e ka vuajtur dhe më përpara .

 

Argjentinasi do të qëndrojë jashtë fushave deri kur të kuptohet problemi që ai ka.

Nëse do të rezultojë që do të ketë probleme në zemër, atëherë ky do të ishte një lajm shumë I keq për ekipin por edhe për vetë lojtarin/H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 15:16