E FUNDIT/ Aksident mes Durrësit, makina merr përpara 33-vjeçaren

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në Durrës ku një makinë SMART në largjen 13, kia përplasur një vajzë 33-vjeçare.

Burimet bëjnë me dije se makina drejtohej nga një i ri, 22-vjeç ndërsa shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.10.2021 16:14