Inter dhe Milan së shpejti do të kenë stadiumin e ri të tyre. Do të ndërtohet një stadium i ri në Milano, ashtu siç ishte kërkuar prej disa kohësh.
Sipas “Sportmediaset”, Kryebashkiaku Beppe Sala ka pranuar kërkesën e palëve, duke dhënë edhe dritën jeshile për një stadium të ri që pritet të ndërtohet në Milano.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Sala bëri të publik edhe njoftimin në lidhje me stadiumin, duke treguar se pas takimit në mëngjesin e sotëm mes palëve është arritur marrëveshja.
Sala ka kërkuar nga përfaqësuesit e dy klubeve të plotësojnë 3 kushte themelore që diçka e tillë të arrihet, me drejtuesit e skuadrave që kanë pranuar kërkesat.
Kërkesa e parë ka të bëjë me respektimin e të gjitha rregullave dhe pikave që janë parashtruar në propozimin e stadiumit.
E dyta ka të bëjë me rikonstruktimin e një pjese të “San Siro” aktual.
E treta por jo më pak e rëndësishmja ka të bëjë me koncesionet e të drejtave për aksesorët në zhvillimin e stadiumit të cilat nuk i kalojnë mbi kushtet e vendosura nga PGT aktuale.
Të dy kompanitë ranë dakord me këto propozime dhe së shpejti priten të fillojnë nga puna për ndërtimin e stadiumit të ri./albeu.com