Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë si pasojë e ndikimit të vlerave të larta barike.
Por, sipas MeteoAlb, duke ju afruar mesditës parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta në zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët, ndërsa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C./albeu.com