Xhaxhai me nipin u zunë për pronën, parandalohet ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme nga Policia.

Bëhet fjalë pë rnjë konflikt pronësie mes xhaxhait dhe nipit ne nje fshat te Fushe Krujes.

Policia ka shkuar në kohë fiks pasi 30 vjecari kishte goditur xhaxhain me sende te forta.

30 vjecari ëhstë vënë në pranga nga autoritetet.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shtuar 11.01.2020 12:25