Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pasi deputetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku po votohet për presidentin e vendit.
“E para që është me rëndësi, si subjekt politik nuk na është kërku vota. Sot jam i informuar nga Albena Reshitaj se po mendon me marrë në seancë, unë e kam shpreh qëndrimin tim kundër, pra nuk jam dakord si kryetar partie, meqenëse ky është vendimi i partisë që të mos marrim pjesë në seancë. Pra ky është vendim i saj individual”, tha Haradinaj.
Haradinaj u pyet se a është e vërtet që Reshitaj do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa thotë se nuk e kanë diskutuar këtë.