Gjendje alarmante në spitalin e Krujës, shtohen pacientët me shenja helmimi

Ditën e djeshme u raportua se në urgjencën e Spitalit të Krujës kanë shkuar për ndihmë rreth 35 shtetas të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji.

Mësohet se gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, numri i pacientëve me shenja helmimi është shtuar dhe spitali ndodhet në gjendje alarmante.

Tashmë është ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve./albeu.com

 

 


Shtuar 26.10.2021 09:12