Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video, ku ish-Presidenti i SHBA George W. Bush fliste për rrezikun e përhapjes së një epidemie të mundshme si një armë biologjike.
Fjalimi i Bush është i 15 viteve më parë, teksa Berisha e konsideron atë si një paralajmërim profetik të ish-presidentit amerikan.
Në video Bush thotë se SHBA duhet të përgatitet për të përballuar situatën, në rastin e një epidemie të mundshme. Sipas Bush, marrja e masave paraprake do t’i jepte qytetarëve qetësi mendore.
Kujtojmë se SHBA është vendi më i prekur në botë, teksa shënon më shumë se gjysmë milionë persona të infektuar dhe mbi 20 mijë viktima.