Humb jetën nga koronavirusi 27-vjeçarja nga Saranda

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19, 7 perosna.

Mes tyre dhe një vajzë 27-vjeçare nga Saranda.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ende nuk dihet nëse e reja vuante nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese që nuk e lejoi të fitonte betejën përballë koronavirusit./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 18:47