Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 49-vjeçar i cili përdorte lokalin e tij për konsumin e lëndëve narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu është arrestuar dhe një 41-vjeçar, klient, pasi i kap me kokainë. Janë proceduar edhe 3 klientë të tjerë, të cilët ndodheshin në lokal në momentin e kontrollit nga policia.
“G. B, 49 vjeç dhe B. B, 41 vjeç, pasi shtetasi G. B, përdorte lokalin e tij për konsumin e lëndëve narkotike të llojit kokainë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të shtetasit B. B (i konstatuar brenda në lokal) iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas(klient të lokalit)”.thuhet në njoftimin e policisë.
Përveç këtyre policia ka vënë në pranga edhe 10 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohen 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penal.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim E. Ç, 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar përfundimisht me formën e prerë, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. B, 49 vjeç dhe B. B, 41 vjeç, pasi shtetasi G. B, përdorte lokalin e tij për konsumin e lëndëve narkotike të llojit kokainë. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të shtetasit B. B(i konstatuar brenda në lokal) iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas(klient të lokalit);
S. Zh, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë;
M. Ll, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K, 46 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, u kap duke transportuar 13 m3 lëndë drusore, të dyshuara të prera në menyrë të paligjshme.
Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë u kap shtetasi në kërkim R. Gj, 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqsor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Iu kalua DVP Elbasan, për veprime te mëtejshme.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh, 25 vjeç dhe V. Xh, 30 vjeç, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. Sh, 44 vjeç dhe K. L, 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
R. L, 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me derën e një subjekti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./albeu.com