EMRI/ Zëvendëson ministren e Financave dhe Ekonomisë, kush është drejtori i ri Përgjithshëm i Tatimeve?

Pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pozicioni i kreut të DPT i ka kaluar Ceno Klosit, I cili më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të AKUM.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com/


Shtuar 23.10.2021 12:02