LSI e paditi në SPAK, reagon Alqi Bllako: Nuk kam patur rol në procedurat vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve

Ditën e sotme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paditur në SPAK për incerenatorin e Fierit.

Në kallëzimin e LSI theksohet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ‘Shkeljes së barazisë në tendera’ dhe ‘Shpërdorimin e Detyrës’.

Pas kësaj padie, ka reaguar seputeti socialist Alqi Bllaku i cili shprehet se, ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.

Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.

Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.

Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”, tha ai./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 15:50