Blanc “bekon” Mbappe si pasardhësin e Ronaldos dhe Messit (VIDEO)

Kylian Mbappe është absolutisht një nga lojtarët më të mirë në botë momentalisht edhe pse vetëm në moshën 21 vjeçari.

Prej kohësh ai është parë si pasardhësi i Ronaldos dhe i Messit në botën e futbollit, e këtë vazhdon të përforëcojë akoma më tepër dita ditës.

Trajneri francez, Blanc së fundmi ka folur për sulmuesin dhe me bindje ka thënë se ai do të dominoi botën e futbollit për vite më radhë.

“Po flasim për një djalë 21 vjeçar. Ai është 21 vjeç, është i ri, është shumë shumë i ri dhe tashmë ka bërë shumë dhe mendon se mund të përmirësohet akoma. Të gjithë janë në një mëndje, se ka akoma mundësi të rriet, edhe pse ai tashmë është shumë i fortë. Janë dy lojtarë që kanë shënuar  një dekadë, madje më shumë se një dekadë të futbollit, që janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Fatkeqësisht, mosha dhe koha kalojnë shpejt dhe mendoj se Mbappe është një nga lojtarët që mund të zëvendësojë këtë lojtarë”, tha Blanc për BeinSports. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 21.10.2021 15:49