Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi i komisariatit dhe ai i qarkullimit

Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra 6 punonjës të policisë Korçë. Mësohet se mes tyre është pezulluar shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli.

Bëhet e ditur se Prokuroria ka hetuar kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra./albeu.com

 


Shtuar 20.10.2021 22:35