Mesfushori, Denis Zakaria është një nga emrat më të përfolur në futbollin evropian.
Zvicerani i cili mbush 25 vjeç në muajin e ardhshëm i përfundon kontrata me klubin gjerman në fund të sezonit, situatë kjo që ka bërë që disa klube të mëdha të kthejnë sytë nga ai.
Roma dhe Arsenali ishin dy skuadrat e para që u interesuan për të, për së fundmi në garë është future edhe një super klub të cilin është e pamundur ta konkurosh.
Sipas Manchester Evening News , Manchester City do të donte futbollistin zviceran si zëvendësues të Fernandinhos , i cili gjithashtu përfundon kontratën e tij vitin e ardhshëm. /albeu.com