Sipas “Il Telegraaf” Interi dhe portiere i Ajax-it Andre Onana kanë firmosur një parakontratë së bashku.
Portierit 25-vjeçar i skadon kontrata me ekipin holandez në qershor dhe mesa duket nuk do të ketë rinovim për të por vetëm largim me parametra zero.
Interi ka kohë që e ndjek portierin kamerunas dhe e sheh si idealin për të zëvendësuar Handanovic.
Nga Hollanda janë të sigurt që Onana do të kalojë tek kampionët në fuqi të SERIA A dhe kjo gjë është thjesht çështje kohe.