Tragjedia me 4 turistët rusë në Kavajë merr kthesë, dyshohet për vrasje!

Ndërkohë që kanë kaluar 4 ditë nga vdekja e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerretit, hetimet kanë marrë një kthesë të madhe.

Sot, Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedimin penal për vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit.

Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si vrasje.

Vendimi është marrë mengjesin e sotëm nga autoritetet ligjzbatuese, pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor, tashmë do vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 18.10.2021 11:02