Aksidenti i 5 tetorit në Milot Sherren ka marrë përmasa tragjedike, pasi çifti që u përfshi në këtë aksident humbën jetën edhe pas kurimit të gjatë në spital.
Pas 10 ditësh kurim në Spitalin e Traumës në Tiranë, çifti i bashkëshortëve nga Mirdita P.P dhe L.P kanë ndërruar jetë.
Ata u plagosën rëndë në një aksident që ndodhi në datën 5 Tetor në hyrje të Rrëshenit në Mirditë, si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve.
Pavarësisht përkujdesit mjekësor ata nuk mundën tiu mbijetojnë plagëve të marra dhe gjetën vdekjen në spital në Tiranë. Nga ky askident mbeti i plagosur dhe nje person tjetër i cili po merr mjekim në spital. /albeu.com/