Adriano Galliani është optimist mbi rifillimin e Serisë A, por nga lartësia e përvojës së tij, drejtori sportiv i Monzës, parashikon disa ndryshime drastike për sa i përket futbollit italian e sidomos atij elitar.Galiani dhe Barabara Berluskoni
“Ecuria e futbollit italian, por jo vetëm, varet nga momenti kur do të duhet që gjithçka të rinisë, e për momentin nuk ka asnjë datë. Po të vendosja unë, do të preferoja që katër ekipet e renditura të parat të shkonin në Ligën e Kampioneve, teksa rëniet nga kategoria do t’i anuloja për këtë sezon.
Të lidhura
None found
Duhet gjetur një zgjidhje me sa më pak burokraci në këto çaste, ndaj mendoj se në vitin e ardhshëm Seria A dhe B do të kenë nga 22 ekipe pjesëmarrëse.” ka deklaruar Galiani në emisionin radiofonik “La Politica del Pallone” (Politika e topit).
Ish drejtuesi i Milanit është ndalur edhe në një aspekt të veçantë siç është merkato e futbollit e cila në këtë verë nuk ka se si të jetë me afatet që e kanë karakterizuar në të kaluarën.galiani
Lidhur me këtë temë, Galiani ka sugjeruar: “Nuk do të ketë goditje të mëdha, ndaj besoj se do të asistojmë në një merkato ku huazimet do të jenë kryefjala. Kjo praktikë është tipike e sportit amerikan e të gjithë mund të ndjekin shembullin e kampionatit amerikan të basketbollit (NBA).”
