FATURA/ Nusreti “vjel” para, fatura “e kripur” prej 43 mijë eurosh i pret gjunjët klientit: 5600 euro vetëm shërbimi (FOTO LAJM)

Restoranti i Nusret vijon të befasojë klientët me çmimet tejet të larta për shërbimet e ofruara.

Këtë herë disa klientë kanë publikuar faturën “e kripur” në rrjetet sociale, faturë që kap çmimin e 43 mijë paundve.

Kjo sepse llogaria e ngarkuar nga një klient kishte një total prej 37,000 paundësh, ekuivalent me 43,000 € , nga të cilat 5,600 janë për shërbim.

Siç mund ta shihni vetëm mishi i Artë bën 944 euro, ndërsa porosia përfshinte 16 bakllava të zakonshme të cilat kushtonin 472 euro.

Sigurisht, fatura u rrit në nivele të tilla për shkak të verërave të shtrenjta, të cilat kushtuan 34,000 euro.

Ndërkohë që shumë persona në rrjetet sociale hedhin akuza mbi restorantin në fjalë, të tjerë akuzojnë klientët që shkojnë atje e që pranojnë të paguajnë shuma kaq të mëdha./albeu.com

 


Shtuar 15.10.2021 20:57