Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikanes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.
Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstardimin e drejtpërdrejtë.
Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.
Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë./albeu.com