Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ta uruar për emërimin dhe për ta nxitur që të marrë masa më të rrepta kundër pasrimit ta parave.
Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se, rregullat e qarta proceset efikase dhe gjykatat e pastra do të tërheqin investimet e SHBA-ve në Shqipëri.
“Takova dje ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ta uruar për emërimin. SHBA nxit Shqipërinë të forcojë masat kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet në http://fatf-gafi.org/media/fatf/documents/reports/fur/Moneyval-FUR-Albania-2021.pdf, thelbësore për luftën ndaj korrupsionit.
SHBA mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimin e SHBA, do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan Kim