Përplasen 2 automjete në Gjirokastër, njëri përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por është lënduar lehtë vetëm drejtuesi i fuoristradës që doli nga rruga, shtetasi me inicialet I.K.

Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia në vendngjarje ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës tjetër.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com