Sherr në lokal! Klienti qëllon me sende të forta kamarierin, 57-vjeçari në vdekje klinike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një sherr ka ndodhur në një lokal në këtë qytet I cili ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

Shtetasi Gazmend Kurmaku, 57-vjeç raportohet të jetë në vdekje klinike pasi është qëlluar me sende të forta në lokalin ku ai punonte. Burimet bëjnë me dije se Kurmarku, me detyrë kryekamarier në këtë lokal është goditur nga një klient, Erjon Llapushi me sende të forta.

Shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e klientit të ulej në një tavolinë e cila sipas kryekamarierit ishte e zënë. Pas kësaj kërkese mes dy personave ka nisur një sherr fizik që ka shkaktuar edhe vdekjen klinike të Gazmend Kurmakut, 57 vjeç.

 


Shtuar 7.10.2021 10:17