Njihuni me 5 sekretet e trupit perfekt të Ibrës (FOTO LAJM)

Ndonjëherë mosha është vetëm një numër. Si në rastin e Zlatan Ibrahimovic, i cili para dy ditësh mbushi 40 vjeç. Shifër e rrumbullakët për sulmuesin kuqezi, i cili u kthye në Milano më 2020, pas përvojës së tij të parë midis viteve 2010 dhe 2012. Me fanellën kuqezi, por jo vetëm, ai luajti si kampion, shënoi gola, dha asiste pa fund. “Unë jam si Benjamin Button”, – tha suedezi disa herë. Me pak fjalë, në vend që të plaket, ai përtërihet në fushat e blerta. Po cilat janë sekretet e fizikut të tij për t’u admiruar?

Zlatan Ibrahimovic është shumë i vëmendshëm ndaj të ushqyerit. Dieta e tij është e pasur me mish të bardhë, bresaola, fruta dhe perime të freskëta. Ai nuk ha ushqim të ngrirë, përfshirë akullore, pa makarona. Karbohidratet e nevojshme për planin e tij të ushqimit vijnë kryesisht nga drithërat. Pa sheqerna të rafinuar, pica lejohet vetëm një herë në javë.

Grintë, djersë, vendosmëri. Zlatan Ibrahimovic stërvitet shumë, brenda dhe jashtë fushës. Në rrjetet sociale, ai dokumenton seancat në palestër. Megjithatë, në jetën e tij nuk ka vetëm futboll dhe palestër. Taekwondo është një tjetër pasion i madh i Zlatan, që gjithashtu ua ka transmetuar fëmijëve të tij. Dhe kjo i lejon atij të kryejë veprime akrobatike në fushë.

Në Milano, Ibra jeton në qendër të qytetit, në një apartament me pamje që të lë pa frymë, në zonën e Porta Nuova. Suedezi është një “dashnor” i madh i natyrës, gjë që i lejon të qetësojë mendjen. Kur kthehet në Suedi, shpesh shkon për peshkim. Dhe pastaj mbi kalë, për t’u relaksuar dhe hequr çdo lloj presioni. Nuk mungojnë udhëtimet me biçikletë dhe zhytjet në det. Në verë spikat me jahtin e tij të mrekullueshëm…

“Mens sana in corpore sano” (mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë). Tek 40-vjeçari suedez, kjo shprehje materializohet plotësisht. Mendësia udhëheqëse e Zlatan gjithashtu bën ndryshimin. Ambicia, vendosmëria, karizma dhe vullneti për të fituar gjithmonë janë në AND e sulmuesit kuqezi. Ai vetë ka thënë se ky është pikërisht sekreti i tij: “Edhe sot kam të njëjtin pasion si gjithmonë, kurrë nuk ndihem i kënaqur dhe gjithmonë dua më shumë. Nuk shoh shumë lojtarë të moshës sime që ende luajnë sot, siç po bëj unë tani”.

Me mëngë të shkurtra në “Milanello”. Zlatan Ibrahimovic nuk ka frikë nga i ftohti, përkundrazi. Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ai publikoi një video në rrjetet sociale ku shtrihej me të brendshme mbi dëborë, duke njoftuar kështu pjesëmarrjen në Sanremo. Por, në realitet, krioterapia, ose terapia e ftohtë, është një ilaç i përdorur gjerësisht nga Ibra, si dhe nga sportistë të tjerë. Banjat e tij të ngrira janë një ilaç. Krioterapia, në fakt, parandalon dëmtimet dhe përshpejton metabolizmin.


Shtuar 7.10.2021 10:22