Protesta kundër rritjes së çmimeve, pedagogu Lapaj ultimatum qeverisë: Reflektoni ose na keni në shesh të hënën

Aktivisti dhe pedagogu i njohur, Adriatik Lapaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama për rritjen e çmimeve.

Lapas është shprehur se kjo gjë i intereson vetëm një personi dhe sipas tij shqiptarët nuk duhet ta pranojnë këtë situatë.

Aktivistët i kanë lënë kohë qeverisë që të reflektojë deri të hënën në orën 17:00 dhe nëse nuk e bën, ata kanë deklaruar se do të mblidhen sërish në shesh për të protestuar, madje sipas deklaratave që kanë bërë, do të jenë edhe më të shumtë në numër.

“Protesta është individuale. Fjala që po mbajtën qytetarët tregon se sa e sinqertë është kjo protestë. Në fakt ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën e popullit të vet ashtu si ajo është. Kam disa pyetje: A keni mundësi të paguani energjinë? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të bukës?

A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të gazit, karburanteve? A keni ju të ardhura për të jetuar me dinjitet?

Të dashur vëllezër dhe motra ne sot këtu duhet të ishim më shumë. Hallet tona mund të zgjidhet vetëm duke qëndruar duke u thënë jo rritjes së çmimeve.

Ju që nuk keni ardhur, a nuk u ngopët? Dhe sa do të duroni? Për çfarë? Që vetëm një dorë e kësaj republike të bëjnë pushime luksozë dhe të kenë shtëpi në të gjithë botën? Kthehuni tek interesat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, boll më punuat për interesin e drejtuesit tuaj. Të hënën unë do të jem sërish në shesh, nuk e di se kush tjetër do të jetë, por unë për veten time do të jem sërish./albeu.com