Aplikimet për Lotarinë Amerikane do të hapen nga data 6 tetor në orën 12:00. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar me atë të hapjes.
Aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune. Për të lexuar kushtet e plota të vendosura nga Ambasada Amerikane mund të klikoni në link-un: https://al.usembassy.gov.
NJOFTIMI I PLOTË
“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës,”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës. Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/