Nuk po kalon një moment pozitiv te Man City, Arsenali monitoron situatën e Sterling

Trajneri i Arsnelit, Mikel Arteta i cili ka punuar për shumë vite me Rahim Sterling te Manchester City, mësohet se e ka vendosur në krye të lsitës së dëshirave anglezin.

Arsenali po monitoron nga afër bisedimet e Raheem Sterling me Manchester Cityn, ka kuptuar ‘Daily Star Sport’.

Bosi i Topçinjve, Mikel Arteta është një admirues i madh i anësorit të Anglisë, 26 vjeç, dhe kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjatë ditëve të tij si numri dy i Pep Guardiolas në City.

Sterling, me vetëm 20 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, është një nga ata në krye të listës së objektivave të mundshëm të transferimit të Londinezëve të Veriut.

Bisedimet me Cityn për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad janë duke u zhvilluar sërish pasi u ndalën në fund të vitit të kaluar kur lojtari ndryshoi përfaqësues.

Sidoqoftë, ata po lëvizin “ngadalë”, sipas burimeve pranë klubit – mes kërkesave financiare të Sterling dhe luftës së tij të vazhdueshme për të fituar një vend startues në anën e Pep Guardiolas.

Sterling, 26 vjeç, aktualisht fiton 300,000 në javë në Etihad dhe po kërkon që kjo të rritet në 350,000 para se të angazhohet për të ardhmen e tij për katër vjet të tjerë.

Sidoqoftë, ai gjithashtu e di se nëse ngërçi i tanishëm vazhdon, City do të preferojë ta shesë verën e ardhshme në vend që të rrezikojë ta humbasë falas.


Shtuar 3.10.2021 12:00