Rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara që prej 11 ditësh.
Të mërkurën, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin.
Nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se negociatat do të vazhdojnë edhe të enjten./Express