Lufta mes bandave rivale, shkon në 116 numri i të vdekurve në burgun e Ekuadorit

Të paktën 116 persona kanë vdekur në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit, thonë zyrtarët, duke e bërë atë dhunën më të keqe të burgut në historinë e vendit.

5 të burgosurve u janë prerë kokat në përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje.

Penitenciare Litoral strehon të burgosur nga bandat ekuadoriane që mendohet se kanë lidhje me kartelet meksikane të drogës.

Konsiderohet si një nga burgjet më të rrezikshme në vend.

Komandanti i policisë Fausto Buenano thotë se të burgosurit hodhën edhe granata. U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin.

Mediat lokale raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës që tani po veprojnë në Ekuador. /albeu.com


Shtuar 30.09.2021 08:27