Arben Ndoka “mbyll punët” me drejtësinë, Gjykata pushon hetimet ndaj tij

Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili akuzoej për tjetërsimin e pronave pranë “Ranës së hedhun” në Shëngjin.

Sipas hetimeve të gjykatës, nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit .

Kujtojmë se Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Gjithashtu prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë, nga e cila tashmë Ndoka lirohet plotësisht.

Përveç Ndokës në hetime janë përfshirë edhe familjarë të ish-deputetit, për të cilët Gjykata nuk ka dhënë ende asnjë vendim.


Shtuar 1.04.2021 10:51