Plagosi veten me armë pa leje brenda “Benzit”, arrestohet 23 vjeçari

Blutë e Lezhës kanë arrestuar një 23-vjeçar pasi është vetëplagosur me armën pa leje.  Mësohet se i riu, banues në Thumanë është vetëplagosur në këmbë brenda automjetit të tij tip ‘Benz’.

Ndërkohë tre persona të tjerë janë arrestuar pasi tentuan të vjedhin një lokal në Lezhë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Njoftimi:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në një lokal, por falë veprimeve të shpejta të Policisë, arrestohen në flagrancë 3 autorët.

Në pranga dhe një 23-vjeçar, për “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin e shtetasve I. B., 37 vjeç, P. A., 16 vjeç dhe E. D., 32 vjeçe, banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Lezhë, duke vjedhur me thyerje një lokal në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi i shtetasit R. G., 23 vjeç, banues në Thumanë.

Ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në automjetin e tij tip “Benz”. Aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip “Ruger” me një krehër me 5 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.04.2021 10:52