Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Hani i Hotit- Shkodër, në afërsi të fshatit Omeraj.
Një automjet tip Nissan me drejtues shtetasin D.B, është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtuese shtetasen O.Q.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, kanë mbetur të plagosur të dy shoferët dhe dy pasagjerët e mjetit Volksëagen, respektivisht shtetasit A.Q dhe H.V.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, të plagosurit ndodhen momentalisht jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volksëagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./albeu.com