Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger është kthyer në qendrënb e vëmendjes nga klubet më të rëndësishme në Evropë.
Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Stamford Bridge dhe deri më tani ka refuzuar rinovimin e saj.
Gjermani ka qenë një lojtar kyç për Chelsean nën drejtimin e Thomas Tuchel, i cili është i etur ta shohë atë të teksa nënshkruan kontratën e re.
Megjithatë, klubet evropiane janë të bindura që Rudiger nuk do të rinovojë kontratën dhe janë duke e monitoruar situatën e tij.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Tottenham, Juventus dhe Bayern Munich po mbajnë nën kontroll situatën e mbrojtësit të Chelseat.
Të tre klubet mund të lëvizin për 28-vjeçarin nëse Blutë nuk arrijnë ta lidhin atë me një zgjatje të kontratës