Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabintetit janë betuar te presidenti Meta. Ceremonia që u zhvillua me dyer të mbyllura zgjati jo më shumë se 15 minuta dhe ndryshe ngase hynë, një nga një, ata dolën nga Presidenca të gjithë bashkë dhe morën rrugën drejt kryeministrisë në këmbë.
Pas betimit te qeverisë së re te Presidenti dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.
Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin.
Qeveria u miratua në Kuvend me 77 vota pro, mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme./albeu.com