Betimi i qeverisë te Meta, Rama mbërrin në Presidencë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat kanë mbërritur në Presidencë pasi do të betohet te kreu i shtetit Ilir Meta. Mësohet se betimi do të bëhet pa praninë e mediave.

Menjëherë pas betimit te qeverisë së re te Presidenti dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.

Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin.

Qeveria “Rama 3” u miratua në Kuvend me 77 vota pro, mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 10:07