Nicky Minaj sherr me Boris Jonson: Që ta marrësh vesh unë jam një yll i madh në SHBA

Një debat është zhvilluar mes reperes Nicki Minaj, kryeministrit britanik Boris Johnson, Chris Ëhitty dhe Piers Morgan pas një postimi në Tëitter nga ylli i popit lidhur me vaksinat kundër Covid-19.

Ëalesonline shkruan se Minaj të hënën, postoi në “Tëitter” një histori anti-vaksinë.

“Kushëriri im në Trinidad nuk do ta marrë vaksinën pasi shoku i tij, i cili e mori dhe u bë i pafuqishëm. Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj”, shkroi Minaj.

Tëeet-i, i dërguar për 22.6 milionë ndjekësit e saj, ka marrë kritika nga Zyrtari Kryesor Mjekësor i Anglisë, Profesori Chris Ëhitty dhe kryeministri gjatë konferencës së tyre për koronavirusin të martën.

Profesor Ëhitty deklaroi: Sipas mendimit tim, ata duhet të kenë turp. Ndërsa, Johnson shtoi se nuk ishte i njohur me punën e Nicki Minaj, dhe në vend të kësaj promovoi mjekun Nikki Kanani i cili,u shpreh se vaksinat janë të mira dhe të gjithë duhet të injektohen.

Sidoqoftë, gjërat morën një kthesë kur Nicki në Tëitter, ndau një shënim zanor me një theks të rremë anglez duke iu drejtuar Kryeministrit.

Ajo u shpreh: “Po, përshëndetje Kryeministër, Boris, është Nicki Minaj. Unë po postoj për t’ju thënë se keni qenë kaq të mahnitshëm në lajmet këtë mëngjes. Dhe unë jam në fakt britanike. Unë kam lindur atje. Unë shkova në shkova në Oksford. Unë shkova në shkollë me Margaret Thatcher. Dhe ajo më tha shumë gjëra të mira për ty. Do të doja të të dërgoja të dhënat e mia të punës, pasi ti nuk di shumë për mua, unë jam yll i madh në Shtetet e Bashkuara”./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 13:05