Policia franceze i ka dhënë fund një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe qenieve njerëzore. Bëhet me dije se janë arrestuar 17 shqiptarë, mes tyre edhe një grua.
Aksioni është zhvilluar në Nice, ndërkohë që grupi mësohet se drejtohej nga një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë më parë për drogë.
Personat e arrestuar janë të moshave 19-57 vjeç ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.