Covid-19 i mbylli brenda, por Olsi Bylyku arriti t’ja bënte speciale ditëlindjen të dashurës (VIDEO)

Një ndër çiftet më të reja të shoëbizit shqiptar, por duket ndër më të qëndrueshmit dhe shumë të dashur për publikun. Olsi dhe Egli fatkeqësisht janë infektuar së fundmi me Covid-19 dhe këto ditë që janë të detyruar të qëndrojnë brenda shtëpisë kanë përkuar me ditëlindjen e saj.

Egli ka publikuar një InstaStory ku nuk shprehet aspak entuziaste për këtë ditëlindje.

“Nuk jam entuziaste. Pasi vuajta nga ankthi dhe depresioni, tani dal pozivite me Covid. Thonjtë e pa bërë, flokët, qerpikët, vetullat, asnjë trajtim që më jep ndjesinë e ditëlindjes. Ndihem e pamotivuar. Vesh gjithë ditën rrobat e të dashurit, madje edhe të brendshmet e tij. Po, dita e shtatë me Covid. Dhurata më e mirë, është që po e kaloj lehtë këtë situatë”, shkroi ajo.

Por Olsi si një i dashur special ka arritur t’ja bëjë ditën e saj sado pak  festive edhe në ato kushte.

Ai ka sajuar një tortë dhe ksa festuar me Vitamin C me humorin që e karakterizon aktorin me siguri e ka bërë të lumtur të dashurën e tij./albeu.com/


Shtuar 14.09.2021 13:02