CHAMPIONS/ Young Boys – Manchester United, formacionet e mundshme: Ronaldo udhëheq sulmin

Manchester United do ta nisë rrugëtimin këtë sezon të Champions në udhëtim ndaj ekipit të Young Boys.

Me rikthimin e Cristiano Ronaldos, transferimet e Raphael Varane edhe Jadon Sancho gjatë verës ‘Djajtë e Kuq’ po llogarin si njëri ndër favoritët për të triumfuar në këtë kompeticion.

Në anën tjetër, Young Boys gjithashtu synon ta nis mirë sezonin e ri në Champions League dhe të ndalin një pikë në shtëpi.

Gjiganti anglez llogaritet favorit në këtë duel, megjithatë mbetet të shihet rrjedha e ndeshjes.

Formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Young Boys: Von Ballmoos; Hefti, Camara, Zesiger, Garcia; Fassnacht, Sierro, Aebischer, Ngamaleu; Elia, Siebatcheu

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo.


Shtuar 14.09.2021 13:02