Pak kohë më parë, Cozman pushtoi mediat rozë me lajmin se kishte nisur një lidhje të re me një vajzë zeshkane. Vetë reperi 35-vjeçar nisi të postonte foto me bukuroshen brune në rrjete sociale, duke e bërë kështu romancën publike për herë të parë pas marrëdhënies që ka pasur me këngëtaren e famshme Tuna.
Vajza quhet Flloja dhe punon si make-up artist. Ndërkohë u bë public edhe lajmi se çifti i ka bërë gjërat serioze pasi publikuan foto duke kaluar pushimet me familjen e njeri-tjetrit.
Por krejt papritur Cozman dhe Flloja nuk ndiqen më në Instgram dhe ky detaj ka lajmëruar shpeshherë ndarjen e çifteve të famshme./albeu.com/