Ish- futbollisti i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Alessandro Del Piero ka folur mbi edicionin e ri të Champions League që do të nisë ditën e sotme.
Për Del Pieron dy skuadrat favorite për fitimin e kompeticionit këtë sezon janë, kampionët në fuqi, Chelsea dhe PSG.
“Chelsea ka cilësi të jashtëzakonshme dhe ka forcuar skuadrën, ata janë favoritët numër ‘1’, së bashku me Paris Saint-Germain.
Manchester City dhe Bayern Munich janë menjëherë prapa tyre, pastaj vijnë skuadrat e tjera angleze dhe spanjolle.
Tani për tani, italianët janë prapa: ne duhet të mësohemi të fillojmë nga idetë më të mira dhe kostot më të ulëta. Por vlerat e fillimit të sezonit nuk korrespondojnë gjithmonë me rezultatin përfundimtarë”, përfundoi Del Piero. /albeu.com/