Ka reaguar për herë të parë blogerja Armina Mevlani, e dashura e djalit të ish-kryeministrit rreth përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Armina Mevlani, ka zgjedhur të komentojë në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për dukjen.
Ndjekësve u ka rënë në sy komenti i Mevlanit dhe kanë replikuar me të.
“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një orej tyre, por Mevlani nuk ia ka përtuar përgjigjen.
“Mos ia qaj hallin,”- shkruan blogerja në replikën e saj.
Modelja është munduar gjithmonë të qëndrojë larg politikës dhe cështjeve ku është përfshirë Berisha dhe Shkelzeni, por si duket, kësaj herë ajo ka zgjedhur të bëjë një përjashtim. /albeu.com/