Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debat mes kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe Lulzim Bashës, pas propozimit të Ballës që anëtarët e komisioneve parlamentare të votoheshin në një senacë tjetër.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e hodhi në votim propozimin që sot të votoheshin kryesimet e komisioneve parlamentare, dhe për të vijuar në seancën tjetër për votimin e anëtarëve.
View this post on Instagram
Pas votimit pro nga deputetët socialistë, lideri demokrat Lulzim Basha është ngritur në këmbë duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
“Me çfarë pushteti e ndryshove rendin? Çfarë është kjo, merr urdhër nga dikush që nuk duhet të ishte në këtë sallë, turp të të vijë! Ti je një manekine që merr urdhrat nga Balla”, i tha Basha, Nikollës, dhe më pas u largua nga Kuvendi së bashku me deputetët e tjerë të opozitës, përveç atyre të LSI-së.
Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:
Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)
Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)
Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)
Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)
Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)./albeu.com